Declan Rice, mund të quhet si lojtari më i ri i Arsenalit. Klubi i West Ham, ka zyrtarizuar largimin e mesfushorit, nëpërmjet rrjeteve sociale. Rice tek Arsenali, do të bëhet transferimi më i shtrenjtë në futbollin anglez. Sipas raportimeve, “Topçinjtë”, do të paguajnë plot 120 milion euro, për shërbimet e futbollistit. Zyrtyarizimi do të vijë në orët e ardhshme, ndërsa Rice do të firmosë edhe kontratën që e mban të lidhur deri në vitin 2028.



