
Mosarritja e akordit me Dani Olmon në merkaton e verës, ia ka shtuar dëshirën drejtuesve të Barcelonës për t’ia vënë pikën kësaj historie gjatë merkatos së dimrit. Mesfushori i cili aktivizohet me Leipzigun prej kohësh është një ndër prioritetet e Xavi Hernandezit për të ardhmen, paraqitjet e të cilit kanë ndikuar ndjeshëm në rritjen e vlerës së kartonit. Siç dihet ky fakt konsiderohet një problem për ‘’ Los Cules ‘’ për arsye të situatës jo të mirë në aspektin ekonomik. Për largimin e Dani Olmos nga Leipzigu, presidenti Joan Laporta duhet të investojë 60 milionë euro, shifër e konsiderueshme , e cila mund të përballohet me përfshirjen e ndonjë lojtari në këtë operacion. 25 vjeçari i njeh shumë mirë ‘’ Blaugranët ‘’ për arsye se në të kaluarën ishte pjesë e akademisë së famshme ‘’ La Masia ‘’, i cili spikati në kategoritë inferiore e më pas u transferua tek Dinamo Zagrebi.



