
Trajneri Nevil Dede, deklaroi në emisionin “Skaner” në MCN TV, se shumë skuadra të Superiores, nuk e kanë mbajtur dot presionin.
Dede theksoi se tre ekipet e vendeve të para, duhet të jenë më të qetë, në dy javët e mbetura.
Kur shikon renditjen, mendon se do të ketë garë deri në fund. Shumë skuadra nuk e kanë mbajtur presionin për të vazhduar ecurinë pozitive. Më bëri përshtypje Shehi, që përmendi mentalitetin.
Tetova është i detyruar të bëjë rrotacion në këto 2-3 ndeshje. U dëmtua Ndreca dhe ndeshjet janë të ngjeshura. Duhet të menaxhojë edhe grupin, që t’i ketë në gjendje maksimale për ‘Final Four’.
Janë në presion nga Vllaznia dhe Partizani. Mendoj se këto tre skuadra, duhet të jenë më të qeta psikologjikisht, se katër ekipet e tjera, nga vendi i katërt në te tetin.



