Alfonso Pedraza pëlqehet në Serinë A

Alfonso Pedraza pëlqehet në Serinë A

Villareali arriti një hap historik ditën e enjte  duke u kualifikuar për në finalen e madhe të Europa Leagues ku do të masë forcat Manchester United .  Ky hap do të jetë i pari për ‘’ Nëndetësen e Verdhë ‘’ në një eveniment të tillë  .  Disa prej komponentëve të lideruar nga Unay Emery tashmë janë përfshirë ndër objektivat e të mëdhave të Europës  .  Pas Pau Torres , Gerard Morenos dhe Samu Chukwezes  listës i është shtuar  mesfushori Alfonso Pedraza .  25 vjeçari  ka  zhvilluar një sezon për tu mbajtur mend  dhe e ka konsoliduar pozicionin tek Villareali .   Kontrata e tij merr fund në  2025-sën dhe klauzola e prishjes së saj  sipas  Transfermarkt është 35 milionë euro .  Lojtari në fjalë duhet të marrë një vendim për të ardhmen dhe janë tre kandidatët që duan ta largojnë  nga Primera Division . 

I pari  është Interi .  Kampionët në fuqi të Scudettos  kërkojnë të afrojnë lojtarë deçizivë në merkato për të ruajtur këtë sukses dhe  pse jo ta përsërisin . Antonio Conte ka bërë një punë intensive  tek zikaltërit dhe emri i tij meriton të ngrihet në piedestal sepse pas 9 sezonesh uli nga  froni Juventusin dhe riktheu buzëqeshjen në ‘’ Giusseppe Meazza ‘’ . 

I dyti është Napoli . Bardhekaltërit  prej kohësh po shohin mundësinë e transferimit në  ‘’ San Paolo ‘’ të një anësori që do ta bëjë krahun e majtë të mbrojtjes më funksional dhe Alfonso Pedraza i plotëson kërkesat e Gennaro Gatussos .  Ekipi i fundit është Atalanta . E ashtuquajtura ‘’ La Dea ‘’ vjen pas disa sezonesh suksesi në Serinë A dhe Champions League  duke e fuqizuar emrin  dhe Alfonso Pedraza pëlqehet shumë nga Gian Piero Gasperini  .

 Shanset  për sigurimin e një vendi në grupet e Champions Leagues janë të shumta dhe kalimi i lojtarit nga San Sebastian tek bergamaskët do ta shtonte produktivitetin e  mesfushës . Sezoni për ishin e Real Betis , Deportivo Alaves , Leeds United  dhe Lugos  është shoqëruar me 41 ndeshje ,  2 gola dhe 4 asiste .

 

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy