Trajneri i Teutës, Edi Martini, foli për MCN TV, pas humbjes minimale ndaj Dinamos.
Martini tha se kjo disfatë i ka lënë shije të hidhur, ndërsa shtoi se ndeshja duhej të luhej në Durrës.
Bëmë pjesë të parë shumë të mirë, në të dytën ra ritmi. Të luash të diel dhe të mërkurë, problem. Qendrat e mbrojtjes luftuan fort pjesën e parë, nuk e lanë kundërshtarin të vinte. Lodhja bëri punën e vet, dhe fati është çështja e lojës.
Humbja më lë shije të keqe, kishim mundësi të luanim për katërshen, sot them është larg.
Faktikisht një derbi i Durrësit, Dinamo dhe Teuta, të bëhej në fushën e Durrësit. Gjithsesi erdhëm këtu dhe ndikoi. Ishim përgatitur për në Durrës dhe na lodhi pak rruga.



