Kepa Arrizabalaga, drejt largimit nga Chelsea

Kepa Arrizabalaga, drejt largimit nga Chelsea

 Gjatë verës tek Chelsea natyrisht do të ketë një revolucion.

Priten disa largime nga ‘’ Stamford Bridge ‘’ dhe Enzo Maresca duket se ndryshimin do ta fillojë nga kuadrati i bardhë.

Italiani ja ka vënë gishtin Kepa Arrizabalagas, sipas ekspertit Fabrizio Romano.

Natyrisht spanjolli nuk do të jetë i vetmi pasi parashikohen rreth tetë largime nga kryeqytetasit, një ekip i cili e ka humbur shkëlqimin e dikurshëm.

Tentativat për përmirësim vijojnë nga traineri italian, të mbështetura fuqimisht nga pronari Todd Boehly i cili ka investuar në çdo merkato për Chelsean.

Gjatë eksperiencës me ‘’ Blutë e Londrës ‘’ 30 vjeçari është huazuar fillimisht tek Real Madridi dhe tashmë tek modestët e Bournemouthit dhe konsiderohet i pazëvëndësueshëm nga bashkombasi Andoni Iraola.

Për drejtuesit e Chelseat ky është një lajm shumë i mirë, për të cilin disa klube janë interesuar së fundmi.

Ndërkohë, manjati i ish fituesve të Champions Leagues do të tentojë të rikuperojë sadopak investimet e bëra gjatë merkatos së kaluar dimërore me shitjen e gardianit të tre shtyllave, i cili në 14 sfidat e sezonit aktual ka pësuar 18 gola.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy