Ziyech ne radarët e Interit

Ziyech ne radarët e Interit

Huazimi i Romelu Lukakut ia ka shtuar urinë drejtuesve të Interit për përmirësimin e ofensivës .

Chelsea përsëri është konsideruar një destinacion ideal për zikaltërit të cilët duan edhe Hakim Ziyech . Por shitja e marokenit varet nga mbërritja ose jo e Raphinhas në ‘’ Stamford Bridge ‘’.

Kalimi i mesfushorit në Londër fillimisht u konsiderua një goditje e qëlluar por gjatë kohës 29 vjeçari nuk ka mundur të bëjë sa duhet, fillimisht me Frank Lampard dhe më pas nën drejtimin e Thomas Tuchel duke i shtuar zërat për një largim nga gjigandët e Anglisë në merkaton e verës.

Hakim Ziyech mbetet shumë larg paraqitjeve tek Ajax Amsterdami me anë të cilave bindi drejtuesit e Chelseat për ta transferuar në Premier League dhe pas dy sezoneve, Scudetto mund të jetë eksperienca e rradhës për ‘’ Magjistarin ‘’.

Mirëpo për të arritur këtë akord , Interit i duhet ti japë dritën jeshile largimeve nga Milano dhe Milan Skriniar mund të jetë zgjidhja për transferimin e Hakim Ziyech .

Rrëshkitja e shpejtë e Interit pas largimit të Antonio Contes i ka shërbyer si leksion drejtuesve, të cilët ende kanë besim se Simone Inzaghi mund ti afrojë të tijët me titullin kampion në Scudetto dhe shëndërrimit ndër më të mirat në Champions League , kompeticion në të cilin kjo skuadër numëron tre trofe të fituar.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy