Brazili e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme, rrugëtimin kualifikues për Botërorin.
“Seleçaos” triumfuan me shifrat e thella 5-1 ndaj Bolivisë, në një ndeshje pa shumë histori.
Dopietat e Rodrygo dhe Neymar, si dhe goli i Raphinha, i dha fitoren me “manita” brazilianëve.
Triumf regjistroi edhe Uruguai, që mposhti me rezultatin 3-1 Kilin, në një sfidë të luftuar nga të dyja ekipet.



