Barcelona ndez motorët për Gundogan

Barcelona ndez motorët për Gundogan

Tek Barcelona janë të vetëdijshëm se mesfushori Sergi Busquets nuk do të qëndrojë përtej 30 qershorit, ditë në të cilën i përfundon kontrata dhe tashmë spanjollët kanë nisur ofensivën për Ilkay Gundogan .

Gjermani është shëndërruar në objektivin primar të katalanasve sipas të famshmes ‘ Sport ‘ dhe avantazhi për ‘’ Los Cules ‘’ është fakti se po i afrohet fundit të kontratës me Manchester City-n dhe mund ti shërbejë në të ardhmen.

Megjithatë , ashtu siç pritej në njëfarë mënyre , numri një i stolit Pep Guardiola nuk pranon largimin e 32 vjeçarit nga ‘’ The Citiziens ‘’ dhe madje ka insistuar në qëndrimin për më gjatë tek ishullorët.

Por s’duhet anashkaluar se tundimi për të veshur ngjyrat kuq e blu është mjaft i madh dhe pikërisht drejtuesit po e shfrytëzojnë këtë fakt për t’ia mbushur mendjen Ilkay Gundogan ti bashkohet kësaj skuadre, e cila është distancuar shumë nga titujt në sezonet e fundit por shpresohet se Barcelona do të rikthehet edhe më e fortë në të ardhmen.

Një kalim në Katalunjë do të theksonte edhe dorëheqjen nga rroga e majme që përfiton tek Manchester City por megjithatë skuadra e Xavi Hernandezit konsiderohet një ndër më cilësoret pavarësisht ulje-ngritjevem, të cilat janë mëse normale në futboll.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy