
Pas largimi me vërshëllima nga konferenca për shtyp, pas ndeshjes me Ukrainën, trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Kristian Panuçi ka folur këtë të hënë për kanalin zyrtar të FSHF-së. Për dy humbjet e thella ndaj Kosovës dhe Ukrainës, tekniku u shpreh se nuk ka asgjë katastrofike, me rikthimin e titullarëve gjithçka do të rregullohet.



