
Niveli i shkëlqyer i Noussai Mazroui-t i ka dhënë një tjetër kuptim karrierës së qëndëmbrojtësit për të cilin Milani i ka hapur dyert e ‘’ San Siros ‘’.
Kuqezinjtë si shumë herë të tjera do të luftojnë me ekipe si Barcelona apo Borussia Dortmundi por sipas ‘’ The Telegraph ‘’ , drejtuesit e ‘’ Djallit ‘’ mendojnë se mund të triumfojnë në këtë histori për të cilën akoma janë zbardhur shifrat .
Katalanasit ndihen fatlumë me rikthimin e Xavi Hernandezit në ‘’ Camp Nou ‘’ sepse me metodat e tij e ka ndryshuar funksionimin e skuadrës dhe pretendimet në merkato shëndërrohen në një detyrim për Joan Laportan pasi Barcelona s’mund të devijojë nga kjo rrugë pasi karakterizohet nga një histori e gjatë suksesi.
Gjithsesi Milani do të jetë një rival shumë i vështirë për tu thyer pa harruar as Borussia Dortmundin që mund të suprizojë dhe ta transferojë 24 vjeçarin në ‘’ Signal Iduna Park ‘’.
Zërat e kohëve të fundit theksonin paktin e arritur ndërmjet ‘’ Verdhezinjve ‘’ dhe hollandezëve por asgjë nuk është zyrtare dhe ky fakt mban në lojë italianët dhe spanjollët për marokenin.
Fundi i këtij sezoni do të shënojë përfundimin e kontratës në ‘’ Johan Cruyff Arena ‘’ dhe mbetet për tu parë aftësia e Milanit gjatë negociatave për një lojtar që mund të shëndërrohet në një siguri absolute për Stefano Piolin në linjën e mbrojtjes .
Deri më tani akoma nuk është folur mbi shifrën e këtij operacioni, çështje që parashikohet se s’do të vonojë shumë pasi flitet për ekipe të elitës dhe s’përjashtohet mundësia që njëra prej tyre të dalë e fituar për Noussair Mazrouin me parametër zero .
S’duhet harruar se kryeqytetasit kanë marrë çdo masë për zgjidhjen e kësaj çështje por merkatoja e verës do ti vërë pikën mbi i për të ardhmen e talentit të gjigandëve të Eredivisies i cili në 27 ndeshjet e këtij sezoni përveç lojës së mrekullueshme i ka ndihmuar me 5 gola duke i shtuar buzëqeshjet e Erik ten Hag-ut.



