Përplasjet për FSHF, Shehu: Të njëjtat akuza ishin edhe në zgjedhjet e para 4 viteve

Përplasjet për FSHF, Shehu: Të njëjtat akuza ishin edhe në zgjedhjet e para 4 viteve

Avokati Fation Shehu, thotë se futbolli në Shqipëri do të vazhdojë normalisht, pavarësisht se çfarë ndodh me zgjedhjet për FSHF. Duke folur në emisionin “Skaner” në MCN TV, Shehu deklaroi se akuzat që janë dëgjuar gjatë këtyre ditëve, kanë qenë të njëjta edhe në zgjedhjet e para 4 viteve për president të FSHF-së.

Ta quash futbollin në vdekje klinike është shumë e rëndë. Futbolli vazhdon normalisht pavarësisht zgjedhjeve. Futbolli do të vazhdojë në të njëjtin ritëm. Në çdo lloj zgjedhjesh ka fushatë, ku ka akuza, të vërteta apo jo. Sa herë ka akuza të vërteta, është në të mirë të futbollit.

Nuk mund të thuhet se Duka fitoi betejën e parë, për respekt të dy kandidatëve të tjerë. Më vjen mirë që çështjet pas 4 viteve, shkojnë në Gjykatë. Të njëjtat akuza kanë qenë edhe 4 vite më parë, flasim përsëri për të njëjtat abuzime. Vazhdon të jetë e njëjta fabul, por tashmë ka ndryshuar skema. Sot kemi të bëjmë me një futboll gjysmë profesionist. Kjo për shkak se vota është ndarë mes profesionistëve dhe amatorëve.”, u shpreh Shehu.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy