Juventusi, nuk e harron Lucas Vazquezin

Juventusi, nuk e harron Lucas Vazquezin

Humbja e terrenit në Itali dhe Europë është një sinjal i qartë se drejtuesit e Juventusit duhet të bëjnë maksimumin gjatë merkatove vijuese për tu përforcuar ashtu siç duhet.

Një ndër repartet i cili vijon të mos e bindi Massimilliano Allegrin është prapavija, aty ku gjithmonë ‘’ Zonja e Vjetër ‘’ është shquar si një ekip tejet potent.

Traineri italian e ka rikthyer vëmëndjen tek Lucas Vazquez, një dëshirë e vjetër e tij, i cili spikat për përshtatjen në disa pozicione dhe gjithashtu inkursionet drejt portave kundërshtare.

Megjithatë, do të jetë e vështirë për bardhezinjtë pasi kontrata e mesfushorit me Real Madridin skadon në 2025-sën por torinezët ja kanë lënë të hapur derën e transferimit në ‘’ Allianz Stadium ‘’, të cilët në të kaluarën bënë ligjin në Scudetto, me nëntë tituj të fituar rradhazi.

Eksperienca mbi supe, sidomos tek një ekip si ‘’ Galaktikët ‘’ meriton të merret në konsideratë dhe nëse do të vendosë të largohet nga mitiku ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ , Juventusi është një kandidat potencial për të marrë shërbimet e 32 vjeçarit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy