Alexander-Isak pranë qëndrimit tek Newcastle

Alexander-Isak pranë qëndrimit tek Newcastle

  Në ditët e fundit e ardhmja e Alexander- Isak ka marrë një tjetër rrjedhë. 

Flitej se suedezi ishte shumë afër kalimit në ‘’ Anfield Road ‘’ por pikërisht së fundmi sipas ‘ Daily Mail ‘, dy ndër drejtuesit e Newcastle United Jamie Reuben dhe  Jacobo Solis zhvilluan një takim me golashënuesin. 

Qëllimi ishte zgjatja e kontratës pasi janë koshientë për cilësitë e ishi-t të Real Sociedadit në metrat e fundit, të cilët shpresojnë ta realizojnë atë. 

Duhet theksuar se 25 vjeçari është pjesë e bardhezinjve prej tre sezonesh dhe ka nisur të katërtin. 

Statistikat e arritura prej tij i kanë shtuar përpjekjet e tyre për ta siguruar qëndrimin në ‘’ St James Park ‘’ dhe mbetet për tu parë se çfarë do të ndodhë në kohën e mbetur të merkatos së verës. 

 Klubi më i pasur në botë momentalisht është pjesëmarrës edhe në Champions League sezonin aktual, i cili ka nevojë pa dyshim për një sulmues që bën diferencën, sidomos në kompeticione të këtij niveli.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy