
Tre sezonet brilante në rradhët e Atalantës janë pasuar me interesin e disa skuadrave me emër për Teun Koopmeiners.
Hollandezi e ka ndihmuar ‘’ La Dean ‘’ për të qenë më efektive në metrat e fundit, një ekip që të befason atëherë kur nuk e pret.
Falë Gian Piero Gasperinit historia për bergamaskët ka ndryshuar, në Itali dhe gjithashtu në Europë.
Ishi i Az Alkmaarit prej kohësh po tentohet nga Juventusi, një ekip në rindërtim e sipër, i cili do të drejtohet në vijimësi nga Thiago Motta.
Duket se ecuria e ngjarjeve është në favorin e ‘’ Zonjës së Vjetër ‘’ dhe sipas zërave të fundit marrëveshja mund të arrihet për shifrën e 50 milionë eurove.
Të jesh pjesë e ish rekordmenëve të Serisë A është sigurisht një tundim, si në aspektin sportiv ashtu edhe në atë ekonomik dhe për Teun Koopmeiners konsiderohet një mundësi që s’të vjen shumë herë gjatë karrierës.
Ndërkohë, edhe për zikaltërit do të ishte një përfitim pasi këtë shifër drejtuesit mund ta vënë në dispozicion për ti gjetur një zëvëndësues në kohën e mbetur të merkatos.
15 gola dhe 7 asiste në 51 sfida janë një statistikë pozitive për nxënësin e Gian Piero Gasperinit dhe sipas zëdhënësit të klubit Nick Semeraro do të mbajë në fanellë numrin 7.
Uria për sukses është shumë e madhe por vështirësitë gjatë rrugës kanë qenë të shumta për Juventusin, edhe pse në sezonin e shkuar i dha impaktet se është drejt rikthimit tek trofetë, me fitimin e Kupës së Italisë.



