Manchester United, interes për Marc Pubill

Manchester United, interes për Marc Pubill

Ashtu siç është raportuar në disa raste Manchester United pritet të jetë një ndër protagonistët e periudhës së transferimeve. 

Falë potencialit të Avram dhe Joel Glazer ‘’ Djajtë e Kuq ‘’ klasifikohen si një ndër më të pasurit në botë dhe ky fakt i ndihmon për të bërë blerje cilësore. 

Traineri Michael Carrick arriti me shumë meritë ti klasifikojë për në Uefa Champions League sezonin vijues dhe ka fituar mbështetjen e drejtueve. 

Anglezin e pret një tjetër sfidë sepse presioni do të jetë i madh por gjithsesi pritet të bëjë maksimumin. 

Objektivi i rradhës është Marc Pubill, pjesë e Atletico Madridit. Kartoni i mbrojtësit momentalisht kushton rreth 80 milionë euro, për të cilin jo vetëm 20 herë kampionët e Premier Leagues po luftojnë. 

Në sezonin e parë në ‘’ Wanda Metropolitano ‘’ 22 vjeçari e ka bërë krenar Diego Simeonen, i aktivizuar në 36 sfida. 

Nën urdhërat e argjentinasit është gjithmonë e vështirë por ishi i Almerias e ka merituar vendin e titullarit. 

Interesi i Manchester United natyrisht ia rrit vlerat dhe pritet një analizë e detajuar nga protagonisti i historisë.

 Marc Pubill shquhet si një lojtar që adaptohet shumë shpejt në çdo sistem loje, i rrezikshëm në inkursionet drejt kundrasulmeve, efektiv në prapavijë dhe i vështirë sidomos në duelet një kundra një. 

Premier League mund të jetë një tjetër aventurë në karrierë, ndoshta në ‘’ Old Trafford ‘’, i quajtur ndryshe ‘’ Pallati i Endërrave ‘’. 

Mirëpo, ‘’ El Cholo ‘’ ka bërë me dije drejtuesit se kërkon me çdo kusht qëndrimin e Marc Pubill në kryeqytetin spanjoll për të mos prishur ekuilibrat në një repart ku ekipi i tij është tejet solid. 

Dyshimet natyrisht janë prezente për arsye të fuqisë në aspektin ekonomik dhe cilësisë në atë sportiv të Manchester United, ish fitues i Europa Leagues.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy