
Bayern Munich është rikthyer te fitorja në kampionat. Skuadra e Nagelsman, triumfoi ditën e sotme me shifrat e thella 5-0 ndaj Freiburg.
Një ndeshje pa shumë histroi në “Allianz Arena”, ku kampionët ishin dominues në çdo moment.
Seria e golave në këtë takim u hap nga Gnabry në minutën e 13 të takimit. Pjesa e parë u mbyll me shifrat 2-0, pasi Choupo Moting realizoi në minutën e 33. Me startin e pjesës së dytë ishte një dygolësh i shpejtë nga Sane dhe Mane, duke u vulosur me golin e Sabitzer në minutën e 80.
Me këtë fitore, Bayern ngjitet në vendin e dytë me 19 pikë, 4 më pak se kryesuesit e Union Berlin.



