
Futbollisti shqiptar, Pajtim Kasami po shkëlqen në Zvicër këtë sezon, aty ku aktivizohet me skuadrën e Basel.
Pikërisht duke parë formën e mirë të lojtarit, në gjurmët e tij janë vënë disa skuadra. Një nga skuadrat që kanë shfaqur interes serioz për Kasamin është Venezia, që militon në elitën e futbollit italian, Serie A.
Sipas prestigjiozes “Blick”, klubi italian po përgatit një ofertë për 29-vjeçarin, për ta transferuar atë që në merkaton janarit.
Ky do të ishte një hap i rëndësishëm në karrierë për Kasamin, pasi do të kishte mundësinë të luante në një nga kampionatet më të forta në botë.



