
Përpjekjet e drejtuesve të Chelseat për të përforcuar skuadrën do të vijojnë edhe në merkaton e verës.
Një ndër prioritetet mbetet sulmi, pasi të ashtuquajturit ‘’ Blutë e Londrës ‘’ kanë hasur vështirësi në sezonin aktual.
Shumë emra kanë qarkulluar së fundmi në ‘’ Stamford Bridge ‘’ dhe sipas ‘ The Telegraph ‘, anglezët pretendojnë të gjenerojnë një shifër të konsiderueshme deri në 30 qershor për të qenë në lartësinë e duhur gjatë kësaj periudhe.

Nico Williams i Athletic Bilbaos është bërë pjesë e projektit ambicioz të drejtuesve me në krye pronarin Todd Boehly, i cili pretendon rikthimin e Chelseat tek titujt e rëndësishëm.
Ylli i Athletic Bilbaos e ka demostruar ndër vite se mund të adaptohet në disa pozicione të ofensivës, një avantazh për ti arritur objektivat gjatë sfidave.
Mbetja në prapavijë në vitet e fundit në lidhje me titujt i ka bërë drejtuesit e londinezëve edhe më të vëmëndshëm, sidomos gjatë merkatove, të cilat konsiderohen përcaktuese për vijimësinë.
8 gola dhe 17 asiste në 37 sfida janë statistikat e lojtarit të ‘’ La Furia Rojas ‘’ në sezonin aktual, për të cilin interesi i Chelseat përbën një sukses



