
Me një këmbë larg ‘’ Old Trafford ‘’ , Manchester United ka filluar të përgatitet për largimin e Paul Pogbas dhe tentativat e anglezëve nuk kanë zgjatur shumë duke u fokusuar tek Jude Bellingham .
Mesfushori i Borussia Dortmundit preferohet shumë nga ‘’ Djajtë e Kuq ‘’ sepse ka fituar shumë pikë për një të ardhme ndryshe, me vetëm 18 vite mbi supe. Anglezët janë drejt rindërtimit dhe tabloidi ‘’ The Sun ‘’ e ka pozicionuar si një ndër të preferuarit e drejtuesve për ti ardhur në ndihmë 20 herë kampionëve të Premier Leagues.
Jude Bellingham po shijon momente të mrekullueshme në ‘’ Signal Iduna Park ‘’ dhe interesi i Manchester United sigurisht meriton vlerësimin maksimal , skuadër që po mundohet me çdo mënyrë ta rikthejë ishi-n e Birminghamit në kampionatin ku fitoi famë .
Aktualiteti e favorizon nxënësin e Marco Roses i cili ka të drejtën të ndihet i privilegjuar por gjermanët nuk kanë ndërmend ta largojnë për më pak se 100 milionë euro pavarësisht se kartoni i tij aktualisht arrin 70 milionët .
Ky operacion supozohet që do ti kushtojë shumë shtrenjtë Manchester United që do ti duhet ta mendojë mirë edhe pse Jude Bellingham është një ndër risitë e aktualitetit.
Ylli i gjermanëve konsiderohet një plus më tepër për mesfushën gjithmonë duke patur parasysh largimin e francezit për të cilin Real Madridi vijon të mos dorëhiqet.
Pavarësisht se Borussia Dortmundi i ka të shuara shpresat për ndryshimin e historisë në Bundesligë , talentët në përbërje vijojnë të magjepsin , si përshembull edhe Erling Haaland për të cilin ekipet e elitës nuk pushojnë së menduari.
Kjo tendencë evidenton se Borussia Dortmundi është një destinacion i sigurtë talentësh por pothuajse në të gjitha rastet është treguar fanatizmi i drejtuesve duke përcaktuar shifra marramendëse që konsiderohen të paarritshme nga ekipet e interesuara , të paktën deri në këto momente .



