Tre pretendentë për Lacazette

Tre pretendentë për Lacazette

 E ardhmja e Alexandre Lacazette është gjithmonë e më larg Arsenalit.  ‘’ The Gunners ‘’ janë drejt një rindërtimi total që do ti shërbejë për të lënë shumë shpejt në harresë sezonin e kaluar gjatë të cilit çuditërisht nuk arritën kualifikimin në kompeticionet europiane . Merkatoja e dimrit  parashikohet me shumë të papritura por fakti i të ngelurit jashtë Europës e ka lënë të pakënaqur golashënuesin francez. Këmbanat e alarmit tashmë kanë rënë dhe londinezët duhet të përgatiten për çdo lloj situate në vijim .

Këtë fakt e konfirmon mosarritja e një akordi për rinovimin e kontratës me 30 vjeçarin e cila do të përfundojë në  verën e ardhshme . Ashtu siç ndodh rëndomtë kjo situatë është vëzhguar nga disa ekipe të njohura që mendojnë se  Alexandre Lacazette ka akoma për të dhënë në fushën e lojës .  

Ekipi i parë në listë është Barcelona . Katalanasit vijojnë ta vuajnë largimin e Lionel Messit pavarësisht se blerja e Memphis Depay mbetet një fije shprese për funksionimin e sulmit .  Për ti dhënë fund kësaj historie zhgënjyese të cilën ‘’ Los Cules ‘’ me siguri as që e kanë menduar ndonjëherë janë fokusuar tek ky sulmues që jep shumë garanci për vazhdimësinë.  Spanjollët ndiqen nga Juventusi . ‘’ Zonja e Vjetër ‘’ po përjeton të njëjtën histori me ikjen e  yllit portugez Cristiano Ronaldo i cili u kthye në shtëpinë e tij të vjetër , në ‘’ Old Trafford ‘’.  

Massimiliano Allegri e  vlerëson shumë kapacitetin e Alexandre Lacazettes i cili do ti shërbente mjaftueshëm rindërtimit të bardhezinvje  .  Lista mbyllet me Inter Miami-n .  Amerikanët liderohen nga idhulli britanik David Beckham dhe në fakt Major League Soccer konsiderohet ndër destinacionet më ekzotike për lojtarët që janë drejt varjes së këpucëve në gozhdë .

 Gjatë kohës  përgjithësisht në këtë ligë janë transferuar shumë lojtarë që kanë lënë gjurmë në të kaluarën në Europë ndër të cilët mund të përmendim  Gonzalo Higuain dhe  Blaise Matuidi , eksperienca e të cilëve i ka shërbyer për të bërë hapa të suksesshëm .

 

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy