Nedim Bajrami vazhdon të shkëlqejë në Serie A, aty ku aktivizohet me skuadrën e Empoli.
Fantazisti shqiptar deri tani ka shënuar 5 gola dhe ka dhënë 3 asiste, duke tërhequr vëmendjen e disa skuadrave.
Sassuolo e ndjek prej kohësh dhe ka gati 10 milionë euro për Bajramin, si një dëshirë e madhe e trajnerit Dionisi.
Megjithatë e ardhmja e 22-vjeçarit mund të jetë te Milani. Sipas “Tuttosport”, kuqezinjtë ndjekin me kujdes situatën e shqiptarit dhe në ditët e ardhshme mund të bëjnë një ofertë për ta afruar, pas paraqitjeve aspak bindëse të treguara nga Brahim Diaz.



