
Asnjë nga sfidat e Champions League, të zhvilluara në mbrëmjen e sotme, nuk ka prodhuar fitues.
Supersfida mes Atletico Madrid dhe Manchester United, është mbyllur në barazim 1-1 dhe kualifikimi do të vendoset në sfidën e kthimit në Angli.
Skuadra e Simeones kaloi e para në avantazh me Felix në minutën e 7-të, por miqtë barazuan në pjesën e dytë me të riun Elanga.
Sfida tjetër mes Benfica dhe Ajax, u mbyll në barazim 2-2, ku të dyja skuadrat provuan ta fitonin ndeshjen deri në fund të takimit.



