Behari: Tirana po konsolidohet duke fituar, Partizani harxhoi energji të tepërta me Korabin

Behari: Tirana po konsolidohet duke fituar, Partizani harxhoi energji të tepërta me Korabin

Trajneri Ardi Behari, në emisionin “Skaner” në MCN TV, foli për fitoren e Tiranës ndaj Bylisit, duke thënë se bardheblutë nuk janë skuadër e konsoliduar, por këtë po e bëjnë duke fituar ndeshjet.

Në lidhje me barazimin e Partizanit ndaj Kastriotit, Behari tha se pa lodhje të kryeqytetasit, për të cilët u shpreh se harxhuan energji të tepërta ndaj Korabit në Kupë.

Tirana është cinike dhe del kollaj te goli. Ndeshja shkoi në favor të Tiranës. Bardheblutë e nxjerrin dhe e shfrytëzojnë rastin që iu del. Nuk kanë një ekip të konsoliduar, por po konsolidohen duke fituar. “Air Albania” e kanë kthyer në tempullin e tyre. Tiranën e shikoj një klub që janë jo me shumë bujë në merkato. Nga loja që ka treguar Tirana, tregon se nuk ka pasur ndonjë impakt negativ largimi i Xhixhës. Ka qenë një lloj strategjie e Tiranës, për të pasur në ekuilibër largimet dhe ardhjet.

E prisja më të vështirë terrenin për Partizanin. Fusha mbajti shumë. Në përgjithësi Partizani e dominoi pjesën e parë, Kastrioti e priti. Partizani ishte më konkret. Unë pashë një lodhje te skuadra. Harxhuan energji të tepërta me Korabin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy