Vanderson , opsion për Barcelonën

Vanderson , opsion për Barcelonën

  Siç dihet tashmë , një ndër prioritetet e Xavi Hernandezit për skuadrën e zemrës është përforcimi i krahut të djathtë të mbrojtjes.

Barcelona prej vitesh vijon të këtë luhatje në këtë pozicion dhe pas paraqitjeve të dobëta të Hector Bellerin dhe Sergi Robertos, Vanderson i Monacos është bërë pjesë e merkatos së kësaj skuadre.

Braziliani shkëlqeu me monegaskët në sezonin e kaluar , transferim i qëlluar në shenjë nga francezët.

21 vjeçari konsiderohet një ndër më të mirët e trainerit Phillippe Clement por pengesa që mund të hasin katalanasit është vlera e kartonit prej 60 milionë eurosh.

Monaco në vitet e fundit është parë si një destinacion ideal në merkato dhe këtë fakt e kanë konfirmuar lojtarë si Kylian Mbappe dhe Bernardo Silva, të cilët shumë shpejt treguan potencialin, respektivisht tek  Paris St Germain dhe Manchester City.

Merkatoja e verës së ardhshme mund të flasë ndryshe për ishi-n e Gremios dhe një kalim tek Barcelona sigurisht do të konceptohej një hap shumë i suksesshëm në karrierë dhe natyrisht një mundësi për të fituar trofe , me ish kampionët e La Ligas dhe jo vetëm .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy