FIFA ka gjobitur rëndë federatën serbe të futbollit për dy ndeshjet e fundit të luajtura kundër Austrisë në Austri dhe ndaj Gjeorgjisë në vendin e tyre.
Organizata më e madhe drejtuese e futbollit në botë për shkak të sjelljeve të gabuara të tifozërisë për përdorimin e materialeve piroteknike, si dhe koret dhe te shpalosja e parullave politike dhe diskriminuesenë lidhje me Kosovën, pikërisht me parullën e famshme “Kosova është Serbi”, i ka dënuar me 160 mijë franga zvicerane.
Nëse Federata Serbe dënohet për koret e parullat në lidhje me Kosovën, merret me mend lehtësisht që Partizani i Beogradit gënjen, kur pretendon që UEFA nuk ka pasur asnjë problem me koret për Kosovën, përndryshe i bie që FIFA dhe UEFA marrin vendime që kundërshtojnë njëra-tjetrën. Gjithsesi, duhet të presim komisionin disiplinor të UEFA-s për vendimet që do të marrë në lidhje me ndeshjen e fundit Partizani i Beogradit-Skënderbeu, që përfundoi 2-0, ndeshje e vlefshme për grupet e Europa League.



