
Në kohët e fundit emri i Bernardo Silvas është përfolur shumë në merkato. Për portugezin tanimë ka ndezur motorrët Paris St Germain . Pavarësisht rëndësisë në skemat e Pep Guardiolas, nuk përjashtohet largimi i mundshëm i mesfushorit nga Manchester City gjatë verës. ‘’ The Citiziens ‘’ tanimë e kanë përcaktuar klauzolën për prishjen e kontratës së 29 vjeçarit , e cila arrin 60 milionë eurot, eksperienca e të cilit deri më tani përmblidhet në 53 gola dhe 58 asiste në 298 sfida. Ndërkohë, drejtuesit e ‘’ Les Pariziens ‘’ besojnë se mund ta arrijnë akordin me Bernardo Silvan , i cili natyrisht do të ishte një ndër transferimet më të bujshëm të kuq e bluve. Presidenti Nasser Al Khelaifi prej shumë vitesh vijon të ëndërrojë se një ditë Paris St Germain do ta fitojë Champions Leaguen , kompeticioni më i rëndësishëm në Europë për klube. Sheiku nga Katari ka investuar shumë për parizienët , i cili ka mundur të transferojë në ‘’ Parque de Prince ‘’ ndër lojtarët më të mirë në të shkuarën dhe në të tashmen dhe beson se një ditë francezët do ta thyejnë akullin.



