
Duke qenë se e ardhmja e Robert Lewandowskit në ‘’ Camp Nou ‘’ vijon e pasigurtë, merkatoja e verës do të jetë një periudhë shumë e rëndësishme për ta përcaktuar atë.
Polaku prej disa sezonesh ka rezultuar referent në ofensivën e Barcelonës, për të cilin thuhet se ndoshta është drejt fundit të eksperiencës.
Nga kjo situatë po tentojnë të përfitojnë drejtuesit e Juventusit të cilët ja kanë hapur dyert e ‘’ Allianz Stadiumit ‘’ ishi-t të Borussia Dortmundit.
Edhe pse në hapat e fundit të karrierës, Robert Lewandowski mban një eksperiencë të konsiderueshme mbi supe dhe tek ‘’ Zonja e Vjetër ‘’ besohet se mund të bëjë diferencën.
Sipas ‘ Mundodeportivos ‘, nuk përjashtohet largimi nga Spanja, ndoshta në Serinë A, tek ish rekordmenët.
Robert Lewandowskit i mbetet edhe shumë për të treguar në fushën e lojës dhe fakti se vlerësohet nga torinezët i përforcon cilësitë e tij.
Ish shoku i skuadrës Douglas Costa sipas ‘ Tuttosport ‘ ka marrë iniciativën për ta bindur për nisjen e një eksperience tek një ndër ligat më kompetitive të kontinentit të vjetër, një sfidë natyrisht për çdo lojtar kalibri.
Bardhezinjtë shpresojnë në arritjen sa më shpejtë të marrëveshjes me shtatlartin nga Varshava i cili po zhvillon sezonin e katërt me ‘’ Los Cules ‘’, i shoqëruar deri më tani me 16 gola dhe 1 asist në 37 sfida.



