Chelsea insiston për Dest

Chelsea insiston për Dest

Një vit pas kalimit në ‘’ Camp Nou ‘’ , Sergino Dest rrezikon qëndrimin tek Barcelona. Rendimenti për të dëshiruar i hollandezit nuk ka mjaftuar për Xavi Hernandezin dhe spanjollët i kanë bërë dalje anësorit.  

Shumë shpejt kandidatët janë prezantuar , me Chelsean në krye pas dëmtimit serioz  të Ben Chillwell dhe largimit të Cesar Azplicuesta që do ti bashkohet katalanasve gjatë merkatos verore .

Megjithatë drejtuesit e ‘’ Los Cules ‘’ vijojnë të dyzuar sepse nga një anë kanë parasysh rendimentin e 21 vjeçarit shumë larg pritshmërive  por nga tjetra mendojnë se është shumë i ri dhe në të ardhmen mund të befasojë në çdo moment.

 ‘’ Blutë e Londrës ‘’ s’duan të humbasin kohë sepse pretendojnë të rikuperojnë terrenin e humbur pas problemeve me ndërrimin e pronarëve dhe gjatë sezonit vijues të afrohen përsëri me sukseset , rrugë të cilën Thomas Tuchel e njeh shumë mirë.

Anglezët kanë hapur një dritare të re në historinë e tyre dhe do të kërkojnë të jenë përsëri protagonistë në Premier League dhe më gjerë sepse prej vitesh janë konsideruar një rival tepër i fortë , një ndër favoritët për të dalë faqebardhë në çdo sezon .

 Sergino Dest e ka kualitetin për ta  shtuar efikasitetin në krahun e  djathtë të mbrojtjes londineze por i mbetet drejtuesve të kuq e bluve për të vendosur për talentin e rritur në akademinë e Ajaxit.

Siguria e Chelseat është Thomas Tuchel , trainer që i dha rezultatet shumë shpejt me fitimin e Champions Leagues dhe duke qenë se drejton një ndër  ekipet më të suksesshëm, do të ketë përsëri shanse për të përsëritur të kaluarën .

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy