
Vllaznia në futboll për femra, siguroi fitimin e titullit kampion, për herë të 11-të në histori.
Shkodranet nuk kanë rivalë në Shqipëri dhe këtë e konfirmuan në finale Apoloninë, aty ku triumfuan me shifrat e thella 4-0.
Franja me dopietë, Berisha dhe Ramadani, vendosën fitoren 4-0 në “Shtëpinë e Futbollit”.
Dominim absolut i Vllaznisë në futbollin shqiptar, aty ku nuk njohin ende asnjë humbje në fushë.



