
Protagonizmi i Marcus Rashford me Manchester United është reduktuar gjatë sfidave të fundit, fakt i majftueshëm për të vënë në dyshim të ardhmen në ‘’ Old Trafford ‘’.
Anglezit gjithsesi i kanë trokitur në derë Barcelona , Paris St Germain dhe Juventusi, skuadra të cilat do të tentojnë të përfitojnë nga situata e ndërlikuar tek ‘’ Djajtë e Kuq ‘’.
Mirëpo, mbetet për tu parë niveli i 26 vjeçarit në ndeshjet vijuese tek ky Manchester United që ka lënë për të dëshiruar në këtë fazë të parë të sezonit, i eleminuar tashmë nga grupet e Champions Leagues.
Në 21 sfida ylli anglez ka bërë shumë pak pasi numëron vetëm 2 gola dhe 3 asiste dhe me të drejtë kanë filluar të bien këmbanat e alarmit në ‘’ Pallatin e Endërrave ‘’.
Nëse historia s’do të ketë ndryshim , tre pretendentë shumë cilësorë janë në pritje për ta përforcuar ofensivën me një lojtar shumë të shpejtë dhe të rrezikshëm, edhe pse perpipecitë janë mëse normale në futboll.



