Bayern Munchen, deklaron largimet

Bayern Munchen, deklaron largimet

Tek Bayern Muncheni pritet një revolucion gjatë merkatos së verës.

Traineri Thomas Tuchel po përgatitet për këtë periudhë, determinante për të ardhmen.

Gjermani ka marrë shënime gjatë sezonit dhe ia ka hapur dyert e largimit dy elementëve.

Leroy Sane dhe Joshua Kimmich tanimë nuk janë pjesë e planeve të ishi-t të Borussia Dortmundit, falë të cilit ish rekordmenët e Bundesligës kanë arritur deri në gjysëmfinale të Champions Leagues në sezonin aktual.

Joshua Kimmich e përfundon kontratën me bavarezët në 2025-sën dhe drejtuesit do të tentojnë të përfitojnë me largimin e tij nga ‘’ Allianz Arena ‘’.

Edhe për ishi-n e Manchester City-t do të jetë e njëjta situatë, për të cilin besohet se do të gjehet zëvëndësuesi i duhur.

Humbja e kampionatit ishte një goditje e fortë për Bayern Munchenin, skuadër e cila kishte vendosur diktatin por gjithmonë surprizat do të jenѱ pjesë e futbollit.

Në lidhje me sezonin aktual, gjigandët e Bavarisë i pret edhe gjysëmfinalja e kthimit kundër Real Madridit në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’, sfida më e rëndësishme për këtë skuadër.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy