Shënoi dopietë ndaj Olympiacos, Gjimshiti: Më kishte munguar goli

Shënoi dopietë ndaj Olympiacos, Gjimshiti: Më kishte munguar goli

Berat Gjimshiti ishte heroi i Atalantës në Europa Ligë, në sfidën ndaj grekëve të Olimpiakos që bergamaskët fituan 2 me 1. Mbrojtësi i Shqipërisë, shënoi dy gola, në harkun kohor të 2 minutave dhe i dha fitoren italianëve.

Pas pjesës së parë që ishte mbyllur me avantazhin e miqve, pas golit të Soares, në të dytën Gjimshiti ndryshoi rrjedhën e gjithë lojës.

Në minutën e 61, shqiptari barazoi shifrat, ndërsa 2 minuta më vonë shënoi edhe golin e përmbysjes.

Pas ndeshjes, Gjimshiti u shfaq i lumtur, teksa deklaroi se i kishte munguar goli.

“Folëm me njëri-tjetrin pas fundit të pjesës së parë për të kuptuar çfarë nuk shkonte. Thamë se duhej të zgjoheshim dhe të fitonim. Shpirti që treguam në pjesën e dytë ishte ai i duhuri.

Fillimisht jam i kënaqur për fitoren, na mungonte prej shumë kohësh në shtëpi. Ashtu siç më mungonte mua goli”, tha Gjimshiti.

Ndeshja e kthimit do të luhet pas një jave në Greqi, me të dyja skuadrat që do të kërkojnë kualifikimin në tetë më të mirat.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy