Bastet/ Çarçani: Ndërsa komisioni luan, aktiviteti jolegal gëlon

Bastet/ Çarçani: Ndërsa komisioni luan, aktiviteti jolegal gëlon

Gazetari Gerti Çarçani analizoi në studion e MCN Informacion ecurinë e ligjit për bastet. Çarçani tha se ndërsa ligji mbetet ende i pazbatuar, bastet ilegale gëlojnë. 

 

Ka një komision fiktiv për të caktuar licencat. Shohin njëri-tjetrin, marrin honorarët dhe i fusin një gjumë me argumentin se presin për aktet nënligjore. Në Shqipëri, pesha e lidershipit është konstatuar qartë. Në çdo situatë abuzohet me emrin e lidershipit. 

 

Komisioni luan dhe abuzon në mënyrë të vazhdueshme, nuk kemi ende aktet nënligjore. Nuk e kanë nisur ende procedurën për licencat. Për të respektuar ligjin merr kohë edhe dhënia e licencave. 

 

Nuk shkon asnjë lek në buxhetin e shtetit. Gëlon e zeza, aktiviteti jolegal. Shpresoj shumë që ministri Gonxhe ta shtyjë përpara këtë proces. Mungesa e basteve, ligji i sponsorizimit është i bllokuar, pra mbetet vetëm buxheti, 1.5 milionë euro për 26 federata. 

 

Çdo kontribut ekstra nga shteti është i mirëpritur, por kjo është gjendja financiare. Bastet ishin një trase nga e cila mund të merrej një financim për sportin. Duke qenë e bllokuar, mbetet vetëm buxheti.   

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy