
Eneo Bitri, ka ndryshuar skuadër. Mbrojtësi do të vazhdojë karrierën në Poloni, teksa u zyrtarizua te skuadra e Cracovia.
Një aventurë e re, për lojtarin beratas, që largohet nga Norvegjia, ku ishte pjesë e Valerenga.
Cracovia renditet në vendin e 13-të me 21 pikë, duke qenë vetëm tri pikë mbi zonën e ftohtë dhe Bitri shihet si një afrim i rëndësishëm, për të synuar ngjitjen në tabelë.



