Barcelona, ofensivë për Riccardo Calafiorin

Barcelona, ofensivë për Riccardo Calafiorin

Tentativat në lidhje me përforcimin e mbrojtjes vijojnë tek Barcelona.

Ecuria e këtij reparti ende nuk po e bind trainerin Hansi Flick i cili në çdo rast është përgjegjësi kryesor. 

Gjermani ka zgjedhur një tjetër alternativë dhe flitet për Riccardo Calafiorin. Italiani është prej dy sezonesh pjesë e Arsenalit i cili ia ka justifikuar besimin Mikel Artetas. 

Ishi i Bolognas mund të aktivizohet edhe në qendrën e mbrojtjes dhe gjithashtu si anësor dhe natyrisht ky fakt pëlqehet nga numri një i stolit të ‘’ Los Cules ‘’. 

Mirëpo duke qenë se ‘’ Topchinjtë ‘’ konsiderohen një ekip elite në Angli dhe kontinentin e vjetër dhe pretendojnë në çdo sezon fitimin e trofeve, largimi i komponentëve cilësorë nga ‘’ Emirates ‘’ nuk do të jetë edhe aq i lehtë.

 Megjithatë, vetë Riccardo Calafiori e ka shprehur se nuk është i kënaqur me rolin aktual që i është dhënë nga spanjolli, edhe pse duhet konsidruar gjithashtu se kontrata me londinezët i përfundon në 2029-tën. 

Duke qenë se në Itali impresionoi në të shkuarën, ky fakt i ka vënë në lëvizje edhe drejtuesit e Interit për ta tentuar rikthimin e 23 vjeçarit. 

Të kesh në përbërje një lojtar polivalent natyrisht është një avantazh por duhet parë edhe reagimi i krerëve të 13 herë kampionëve të Premier Leagues, një rival i sikletshëm në çdo kompeticion.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy