Brdaric: U shokova kur dëgjova lajmet për shkarkimin, për mua vlen vetëm fjalë e presidentit të Vllaznisë

Brdaric: U shokova kur dëgjova lajmet për shkarkimin, për mua vlen vetëm fjalë e presidentit të Vllaznisë

I ftuar në emision 'Skaner' në MCN Tv trajneri i Vllaznisë Thomas Brdaric foli në lidhje me lajmet për shkarkimin e tij. Sipas gjermanit është e vërtetë që pas humbjes me Bylisin ka patur një diskutim me zë të lartë, por në asnjë moment nuk i është thënë se është i pushuar. Brdaric shton se është habitur kur ka dëgjuar në lajme se nuk do të jetë më trajner i Vllaznisë, ndërsa evidenton faktin që nuk i mer për bazë këto spekulime por vetëm atë që thotë Alban Xhaferri, sponsori i klubit.

“Në fillim dua të them se pas ndeshjes me Bylisin isha i zhgënjyer, pasi qëllimi ishte të merrnin tre pikët për objektivat tona. Nuk është aspak e lehtë të luash ndaj të gjithë skuadrave të Superligës. është në përgjithësi, si në çdo familje që ka diskutime, ashtu ndodhi edhe te Vllaznia. Natyrisht në një situatë të qetë dhe duke mos qenë emotiv disktuam për situtën në klub. Biseduam me të gjithë stafin dhe thamë se do të marrim përgjegjësitë.

Ndoshta dikush mund të ketë dëgjuar se ka qenë ndonjë diskutim shumë i fortë, por unë u suprizova kur dëgjova se jam shkarkuar. Nuk ua vura veshin shumë çfarë doli në media sepse për mua rëndësi kishte fjala e sponsorit Xhaferri. Në mëngjes patëm një mbledhje tjetër ku folëm shumë qet, pasi përfundimi i 90 minutave ka emocione. Në diskutim ishte edhe një përkthyer, pasi jo të gjithë flasim një gjuhë. Në disa raste njerëzit harrojnë se çfarë ne kemi ndërtuar në këto 8 muaj,”-u shpreh gjermani. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy