
Mbetja në prapavijë tek Atletico Madridi sigurisht e ka vënë në pikpyetje qëndrimin e Alexander Sorloth.
Merkatoja e verës do të jetë deçizive dhe në fakt për norvegjezin në orët e fundit ka shfaqur interes Juventusi.
Shtatlartin e pret një sfidë jo e lehtë siç është Botërori por natyrisht futja e ‘’ Zonjës së Vjetër ‘’ në garë pritet që të analizohet me detaje.
‘ Tuttojuve ‘ dhe ‘ Gazzetta dello Sport ‘ kanë deklaruar se Alexander Sorloth po e mendon të ardhmen larg ‘’ Wanda Metropolianos ‘’ dhe ish fituesit e Scudettos janë destinacioni ideal.
Drejtuesit e bardhezinvje janë vënë në dispozicion të kërkesave të Luciano Spallettit, një trainer me shumë eksperiencë, tek i cili besohet se do ti rikthejë aty ku e meritojnë.
Firmosja me lojtarët cilësorë do të jetë një shtysë për të shkuar më të sigurtë drejt trofeve, duke qenë se është një skuadër që e njeh shumë mirë rrugën drejt suksesit.
Referuar potencialit të juventinëve në aspektin ekonomik Enrique Cerezo ka nisur të fërkojë duart, shtuar edhe faktin se për ishi-n e Villarealit do të mundohet të përfitojë në maksimum.
Sezonin e shkuar 30 vjeçari e finalizoi me 20 gola dhe 1 asist në 52 sfida dhe në secilën prej tyre e bëri krenar Diego ‘’ El Cholo ‘’ Simeonen.



