Alessandro Bastoni, përsëri objektiv i Barcelonës

Alessandro Bastoni, përsëri objektiv i Barcelonës

 Tratativat për të firmosur me Alessandro Bastonin vijojnë nga drejtuesit e Barcelonës. 

Edhe para disa sezoneve ‘’ Blaugranët ‘’ shfaqen interes për mbrojtësin i cili konsiderohet një ndër më të mirët në Europë. 

Ishi i Parmës prej shtatë sezonesh është konsoliduar në prapavijën e Interit por me kalimin e kohës është pretenduar edhe nga Manchester City dhe Real Madridi. 

Presidenti i ‘’ Los Cules ‘’ Joan Laporta do të tentojë përsëri gjatë merkatos së verës për ta transferuar në ‘’ Camp Nou ‘’ për arsye se Hansi Flicku e kërkon medoemos. 

Paraqitjet dinjitoze në çdo kompeticion kanë ndikuar automatikisht edhe tek rritja e vlerës së kartonit të 26 vjeçarit, momentalisht 80 milionë euro.

 Eksperienca jo vetëm në Serinë A por edhe në Champions Leagues është një arsye më shumë për ta patur pjesë të skuadrës edhe pse do të jetë e vështirë sepse ‘’ Qytetarët ‘’ dhe ‘’ Galaktikët ‘’ mund ti ndezin sërish motorrët për shërbimet e tij. 

Në aspektin ekonomik përbën një sfidë për Barcelonën por pritet gjithsesi që Joan Laporta të bëjë maksimumin.

 Mënyra se si luan ekipi i Hansi Flickut konsiderohet idealja për adaptimin e shpejtë të Alessandro Bastonit, gjithmonë nëse do të arrihet objektivi pasi gara do të jetë emocionuese. 

12 sfida dhe 1 gol numëron nxënësi i Cristian Chivus në sezonin aktual, determinant në çdo të tillë dhe një siguri për këtë repart.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy