
Shkodran Mustafi do të vazhdojë karrierën në Spanjë. Mbrojtësi shqiptar, i cili nga fundi i sezonit të kaluar është pa një skuadër, në sezonin e ri do të jetë pjesë e Levantes.
29-vjeçari e njeh mirë La Ligan, pasi në të kaluarën ka qenë edhe pjesë e Valencias, para se të kalonte tek Arsenali në Premier League.
Gjatë merkatos së verës u përfol shumë për një kalim të mundshëm të mbrojtësit në Itali, aty ku dukej shumë afër Torinos, por duket se vetë lojtari ka ndryshuar mendje.
Thuhet se Mustafi ka arritur marrëveshjen për të kaluar te Levante dhe tashmë pritet vetëm zyrtarizimi.



