Barcelona, nuk dorëzohet për Nico Williams

Barcelona, nuk dorëzohet për Nico Williams

 Prej kohësh ka filluar rindërtimi i Barcelonës në lidhje me merkaton.

Tek ‘’ Azulgranët ‘’ priten risi, skuadër e cila do të tentojë rikthimin tek titujt në të ardhmen.

Me Hansi Flickun priten ndryshme, trainer që e ka provuar suksesin në të kaluarën me Bayern Munchenin.

Nico Williams e ka mahnitur gjermanin, i cili tregoi në Europian se mbetet një ndër më të rrezikshmit të ofensivë në metrat e fundit.

Sipas ‘ Sport ‘, presidenti Joan Laporta po e konsideron seriozisht transferimin e sulmuesit në ‘’ Camp Nou ‘’, pavarësisht vështirësisë së kësaj marrëveshjeje.

Prestigjozja spanjolle ka deklaruar kështu referuar tentativës së Barcelonës:

“ Joan Laporta nuk do të dorëzohet deri ne momentin e firmosjes me Nico Williams, per te cilin do të tentohet deri në fund “.

Vlera e prishjes së kontratës së 22 vjeçarit momentalisht i arrin 62 milionë eurot dhe është një mundësi shumë e mirë për më tej, sidomos në lidhje me fitimin e titujve.

Joan Laporta po këmbngul për ta shumë shpejt pjesë të Barcelonës, ekip të cilin kërkon ta konsolidojë në të gjitha repartet, për ta përgatitur për sezonin e ri që do të jetë si gjithmonë tejet kompetitiv.

Pas pesë sezoneve në ‘’ San Mames ‘’, për Nico Williams mund të nisë një tjetër etapë, tek ky ekip që vuri diktatin në çdo kompeticion në të shkuarën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy