Lewandowski në merkato

Lewandowski në merkato

Bayern Munchen ka bërë një veprim të rëndësishëm gjatë orëve të fundit . Bavarezët kanë deklaruar  nxjerrjen në merkato të Robert Lewandovskit  . Marrëdhëniet e përkeqësuara ndërmjet trainerit Hans Dieter Flick dhe drejtorit sportiv Hasan Salihamidzic kanë iniciuar këtë problematikë tek kampionët e Gjermanisë .  Sipas raportimeve të Sky Sports disa klube me peshë të Europës janë duke e analizuar situatën e polakut në ‘’ Allianz Arena ‘’  dhe agjenti i tij Pini Zahavi e ka nisur këtë proçes me vënien në kontakt me drejtuesit e tyre .

Ky informacion është përgënjeshtruar nga këta të fundit  për faktin logjik se  Robert Lewandovski shënon statistika tepër  të larta  të cilat e pozicionojnë jo vetëm si më të mirin në  Gjermani por praktikisht në tërë botën .  Statistikat e arritura e shëndërrojnë në një emblemë  tek Bayern Munchen sepse i kanë tejkaluar kufinjtë e imagjinatës . Në 37 ndeshjet e sezonit aktual sulmuesi i lindur në qytetin e Varshavës ka shënuar 43 herë dhe ka asistuar në 8 raste  . 

Përpara pak kohësh e ardhmja e Robert Lewandovskit u lidh ngusht me një kalim tek një ndër skuadrat e Los Anxhelesit të cilat shpallën një luftë të hapur për  golashënuesin e pangopur  dhe tashmë kanë rënë sërisht këmbanat e alarmit për ndryshimin e destinacionit.  Eksperienca e madhe që mbart dhe sidomos impakti i lënë në fushë në çdo ndeshje ia mban pa dyshim të hapur derën ishi-t të Borussia Dortmundit për ti kaluar vitet e mbetura të karrierës brilante në cilin klub të dëshirojë .

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy