Manchester City, objektiv tek Borussia Dortmundi

Manchester City, objektiv tek Borussia Dortmundi

 Sezoni shumë i mirë i Ian Maatsen me Borussia Dortmundin, menjëherë është pasuar nga interesi i Manchester City-t.

Konkretisht në sfidën midis ‘’ Verdhezinjve ‘’ dhe Paris St Germain në Champions League disa agjentë të ‘’ Qytetarëve  ‘’ ishin prezentë për ta vëzhguar nga afër, të cilët mbetën të impresionuar nga paraqitja e hollandezit.

Sipas ‘ TRB Football ‘, bardhekaltërit kanë nistur tentativat për ta arritur sa më shpejt këtë marrëveshje, duke qenë se 22 vjeçari premton shumë për të ardhmen.

Pep Guardiola është i përqëndruar maksimalisht tek fuqizimi i repartit të prapavijës, i cili ka arritur shumë suksese nën drejtimin e ish kampionëve të Champions Leagues.

 

Drupal Ad

 

 

 

Si gjithmonë Manchester City pretendon protagonizmin dhe në vitet e fundit ka bashkjetuar me trofetë, fakt që evidenton se do të jenë një ekip nga i cili duhet patur kujdes, edhe në të ardhmen.

Gjatë eksperiencës në ‘’ Signal Iduna Park ‘’, ishi i Chelseat ka kontribuar me 3 gola dhe 2 asiste në 22 sfida për ekipin nga Ruhr, e ardhmja e të cilit ndoshta do të ndryshojë gjatë verës.

Kartoni i tij i përket ‘’ Bluve të Londrës ‘’ dhe interesi i Manchester City-t nëse do të përfundojë me sukses, mund ta afrojë me fitimin e titujve në një të ardhme të afërt.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy