Humbja e thellë ndaj Liverpool, shkarkohet trajneri i parë në Premier League

Humbja e thellë ndaj Liverpool, shkarkohet trajneri i parë në Premier League

Scott Parker nuk do të jetë më trajner i Bournemouth. Këta të fundit kanë njoftuar shkarkimin e teknikut 41-vjeçar.

Humbja e fundit me shifrat e thella 9-0, nuk është klapërdirë dot nga drejtuesit e klubit të Bournemouth, të cilët menjëherë kanë vendosur të shkarkojnë trajnerin.

Bournemouth arriti të kalonte në Premier League vetëm në sezonin e fundit, pasi klubi anglez përfundoi i dyti në Championship. Në fakt, aventura në Premier League kishte nisur në mënyrën e duhur pasi Bournemouth e fitoi ndeshjen e parë në shtëpi përballë Aston Villa me rezultatin 2-0, por më pas erdhën tre humbje, me tre pretendentët e Premier League.

Në ndeshjen e dytë u mundën përballë Man City në Etihad Stadium me rezultatin 4-0, ndërsa në shtëpi pësuan një tjetër disfatë përball Arsenal me rezultatin 0-3 për të mbërritur më pas te humbja shkatërruese 9-0 ndaj Liverpool.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy