U luajtën këtë të premte, dy ndeshjet e para për javën e 22-të në Kategorinë e Parë.
Luzi mposhti me rezultatin 2-0 Lushnjën në shtëpi. Golat e shënuar nga Treni në minutën e 8-të dhe Gjinaj në minutën e 49-të, i dhanë fitoren Luzit që ngjitet në vendin e shtatë me 29 pikë, ndërsa Lushnja mban vendin e 11-të me 25 pikë.
Apolonia mposhti me përmbysje Burrelin me rezultatin 2-1. Matjanët kaluan të parët në avantazh me Kolecin në minutën e 77-të, por fierakët përmbysën rezultatin me dy gola në minutat 81 me Eneh dhe Gjata në minurën 90.
Fitore e rëndësishme për Apoloninë që ngjitet në vendin e 5-të me 31 pikë, ndërsa Burreli mban vendin e 9-të me 26 pikë.



