Tjetër pretendent për Guido Rodriguez

Tjetër pretendent për Guido Rodriguez

Që nga 1 janari i 2024-tës, mesfushori Guido Rodriguez ka hyrë në fazën finale të kontratës me Real Betisin.

Argjentinasi do të jetë i lirë të negociojë me cilindo klub që dëshiron gjatë verës dhe ky fakt është pasuar me interesin e një gjigandi në Angli dhe jo vetëm.

Manchester United do të sfidojë Atletico Madridin dhe Barcelonën për 29 vjeçarin, i cili gjatë pesë sezoneve në ‘’ Benito Villamarin ‘’ ka dëshmuar se vijon të jetë një ndër më të mirët në 11-shen e Manuel Pellegrinit.

Nuk duhet anashkaluar se andaluzët po përjetojnë një situatë kritike në aspektin ekonomik dhe largimi i ishi-t të Tijuanas mund të rezultojë një ndihmë e madhe.

Guido Rodriguez u pretendua edhe nga Interi në të kaluarën, të cilit i duhet të zgjedhë destinacionin e ardhshëm ose të vijojë eksperiencën tek Real Betisi, një kockë e fortë në Spanjë dhe më gjerë.

Deri në momentin që flasim ky lojtar numëron 158 sfida por ndryshimi i ambjentit mund të jetë fillimi i një tjetër aventure, që do të shoqërohej edhe me avantazhe në aspektin ekonomik.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy