
Ecuria shumë e mirë e Oscar Zambranos tek Liga de Quito është pasuar me interesin e Barcelonës.
Mesfushori ka treguar se tashmë është i përgatitur për të filluar një eksperiencë në kontinentin e vjetër, edhe pse me vetëm 19 vite mbi supe.
Gjithsesi ‘’ Los Cules ‘’ si pothuajse në çdo tentativë tjetër do të sfidohen nga anglezët e Bournemouth.
Edhe pse spanjolli Andoni Iraola ka në dispozicion lojtarë si Cook, Billing dhe Scott, paraqitjet e lojtarit nga Santo Domingo e kanë befasuar dhe tanimë drejtuesit e kësaj skuadre kanë nisur negociatat me ekuadorianët dhe flitet për një ofertë prej 7 milionë eurosh, sipas spanjolles ‘ Mundodeportivo ‘.
Ky hap demostron bindjen e kësaj skuadre për të patur në gjirin e saj, një ndër talentët më të spikatur në Ekuador, i cili shumë shpejt mund të jetë pjesë e një prej pesë kampionateve më të rëndësishëm të Europës siç është Premier League.
Prej tre vitesh Oscar Zambrano aktivizohet me kryeqytetasit dhe ka treguar se është një referent i padiskutueshëm tek të ashtuquajturit ‘’ Los Merengues ‘’.



