Albi Alla është lojtari më i ri i Teutës. Klubi durrsak, ka njoftuar këtë të enjte, firmën me mbrojtësin pogradecar.
Alla e njeh mirë kampionatin, pasi në të kaluarën ka luajtur me skuadra si Skënderbeu, Bylis, Kukësi, Flamurtari dhe Laçi.
NJOFTIMI I TEUTËS:
Teuta ka kënaqësinë të njoftojë se mbrojtësi, Albi Alla është zyrtarisht pjesë e skuadrës sonë. Lojtari bashkohet me Teutën pasi, ishte pjesë e Laçit në sezonin e fundit.
Pas arritjes së marrëveshjes dhe zyrtarizimit të bashkëpunimit, Alla, nga dje është bashkuar me skuadrën në Durrës ku po zhvillohen përgatitjet për duelin ndaj Laçit.



