Dopieta e Muçit, Shqipëria U-21 triumfon ndaj Andorrës

Dopieta e Muçit, Shqipëria U-21 triumfon ndaj Andorrës

Kombëtarja shqiptare e 21-vjeçarëve mposhti me rezultatin 2-0 Andorrën, në “Elbasan Arena”, në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Europianit të 2023.

Kuqezinjtë zhvilluan një ndeshje shumë të mirë, ku kishin disa raste të arta shënimi, por që nuk u shfrytëzuan si duhet. Rasti i parë i pastër erdhi në minutën e 19-të, me Ndreckën që kroson bukur për Tedi Carën në zonë, por gjuajtja e këtij të fundit me kokë, u ndal nga portieri i Andorrës.

Pas disa rasteve, goli erdhi në minutën e 36-të, me Ernest Muçin që ekzekuton në mënyrë perfekte një goditje dënimi, duke e ndalur topin në fundin e rrjetës.

Pjesa e dytë nis me kuqezinjtë më kërkues, që provojnë të gjejnë edhe golin e dytë. Mundësia ishte në minutën e 70-të, kur Dobra fiton penallti, por Muçi gabon nga pika e bardhë e 11-metërshit.

Për të vulosur sfidën, mendoi protagonisti absolut i këtij takimi, Ernset Muçi, i cili në minutën e 90-të, shënoi një tjetër gol spektakolar nga goditja e dënimit, duke fiksuar shifrat në 2-0.

Me këtë fitore Shqipëria ngjitet në vendin e dytë në grupin G me 6 pikë, 3 pikë më pak se Çekia kryesuese. Shpresat e Bushit do të zbresin sërish në fushë të hënën e 11 tetorit, kur presin në “Elbasan Arena” Slloveninë, në sfidën e planifikuar për t’u zhvilluar në orën 18:30.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy