Calhanoglu: Kisha dëshirë të madhe për hakmarrje ndaj Milanit, duhet të na respektojnë

Calhanoglu: Kisha dëshirë të madhe për hakmarrje ndaj Milanit, duhet të na respektojnë

Hakan Calhanoglu, ishte një nga lojtarët më të mirë në fushë, në finalen e Superkupës, ku Interi mposhti 3-0 Milanin.

Në prononcimin e dhënë pas ndeshjes, turku e pranoi se dëshrionte hakmarrjen ndaj ish-skuadrës së tij, për shkak të atyre që ndodhën në fund të sezonit të kaluar.

Calhanoglu deklaroi se tashmë Milani duhet ta respektojnë Interin, për atë që i treguan në fushën e lojës.

E pranoj që është një fitore shumë e rëndësishme, për mua edhe më shumë. Jam i lumtur dhe falënderoj shokët e tifozët që na ndoqën deri në Arabi. Treguam në fushë se ishim një skuadër superiore, rezultati 3-0 e shpreh qartë këtë. Tani të gjithë në shtëpi pasi nuk ka shumë për të thënë. Më kanë bezdisur shumë ngacmimet nga kampi i Milanit kur ata fituan titullin dhe kisha një dëshirë të madhe për hakmarrje.

Në ato ditë preferova të qëndroja i heshtur, ishte e rëndë për mua, por karma kthehet gjithnjë. Milani dukej i uritur por i dërguam shpejt në shtëpi, “i fshimë” në fushë dhe tani duhet të na respektojnë. Le të përqendrohemi tashmë në kampionat dhe për titullin ne besojmë deri në fund.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy